Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se përkundër rënies së infeksionit nga Covid-19, në Gjilan dy qytetarë kanë humbur betejen me virusin corona shkruan Radio Star.
Haziri tregon se në Gjilan, deri më tani nga 967 raste pozitive në total, 838 janë shëruar kurse 86 janë aktive.
Shkrimi i plotë:
Përkundër që kemi rënie të infeksionit me #COVID19 në Gjilan, fatkeqësisht kemi dy vdekje, dje dhe sot. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre.
Pasqyra në ditën e 190-të është kjo: 967 raste pozitive në total, 838 të shëruar, 86 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 28 mostra në pritje.
Apeloj që të vazhdoni t’i përmbaheni rekomandimeve të institucioneve kundër përhapjes së pandemisë #COVID19!/RadioStar/