In memorian – Shkruan: Fehmi Sylejmani
Është vështirë të mendohet e le më të shkruhet për njëvjetorin e vdekjes së më të dashurës sonë, Arditës. Ditët, muajt edhe vitet ikin me shpejtësi të mahnitshme, por malli, dashuria dhe kujtimi për të kurrë nuk harrohet. Ajo vetëm fizikisht është ndarë nga jeta, meqë vepra dhe puna e saj, si nënë, bashkëshorte, bijë, mbesë e kolege gjithmonë do të jetë në mendjen e tonë, aty në mesin e tre engjëjve të saj, në mesin e familjes e kolegëve, gjithmonë e dashur dhe e paharruar. Ashtu do të jetë përjetësisht Ardita Sylejmani Bllaca, e tillë çfarë ishte në jetë.
I lehët i qoftë dheu, e përjetshme qoftë vepra e saj e çiltër, dhe i paharruar qoftë kujtimi për të!
__________________
Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.