Lëvizjes Vetëvendosja sot i është bashkuar edhe Anila Tusha-Kastrati shkruan Radio Star.
Tusha-Kastrati së fundmi ishte pjesë e AAK-së në Gjilan, Tusha-Kastrati më herët ishte edhe pjesë e Nisma e cila kishte dhënë dorëheqje në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet në NISMA Socialdemokrate.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, përmes një komunikate ka treguar se së fundimi kësaj partije ju është bashkuar asmableistja Anila Tusha-Kastrati.
Komunikata e plotë:
Pas anëtarsimeve të para një jave të grave dhe vajzave, Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot i’u bashkua edhe një anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Anila Tusha Kastrati rrjedh nga një familje intelektualësh dhe politikanësh në Shqipëri. Studimet e larta i përfundoi në Tiranë, në fakultetin “Histori dhe Filologji” – departamenti i Gjuhëve, si dhe përfundoi Akademinë Diplomatike Shqiptare. Tash punon si mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Shkollën e mesme të lartë “Arbëria” në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në Kolegjin “UBT”, si ligjëruese e gjuhës angleze.
Aktivitetin e saj politik në Kuvendin Komunal të Gjilanit, si anëtare e Kuvendit, Anila e filloi nga viti 2017, nga radhët e partisë “Nisma për Kosovën”.
Synimi dhe vullneti për të jetësuar dhe avancuar ndryshimin e filluar me 6 tetor, janë pikë-takimi i Anilës dhe Lëvizjes. Çdo ditë e më shumë, Lëvizja jonë po shtohet në numër e po ngritet në kapacitete.