Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur të shkruaj historinë duke u kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.
Në këtë rund, “bardhekaltërit” do kenë mision të vështirë por jo të pamundur, pasi që do të ballafaqohet me 14 herë kampionin e Polonisë, Legia Warsaw, shkruan Gazetasheshi.com
Klubi i Dritës ka filluar t’i merr menjëherë masat e duhura për këtë ndeshje të rëndësishme
“Klubi jone sapo ka arritur ne Durres ku do të qëndrojë deri me 23 shtator. Ekipi është vendosur në Tropikal Resort për të vazhduar me karantinim dhe përgatitje për ndeshjen ne kuadër të Europa League, që do te zhvillohet të enjten (24 shtator) në Poloni”, thuhet ne njoftimin e klubit.