Prej sot, nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë të ditur se bankave shkollore do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.
Ministri, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit t`i respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.
Faza e parë e vitit të ri shkollor në Kosovë ka nisur me vonesë, më 14 shtator, për shkak të rrezikut nga përhapja e Koronavirusit.
Si pasojë e gjendjes pandemike, procesi mësimor në Kosovë 2019/2020 ishte ndërprerë në muajin mars, për të vazhduar në formë online.