Emisari special amerikan, Richard Grenell dhe 13 zyrtarët e tjerë amerikan kanë mbërritur tashmë në Qeverinë e Kosovës ku janë pritur nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ekipi i tij, e ku në mesin e tyre është edhe zëvendësikryeministri serb, Goran Rakic.
Kryeministri Hoti së bashku me ekipin e tij zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi, kanë pritur ambasadorin Grenell dhe zyrtarët e tjerë amerikan.
Së bashku me Grenellin ka qenë edhe ambasadori Amerikan në Kosovë Philip Kosnett.
Pjesë e këtij delegacioni amerikan është edhe Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave.
Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet edhe një marrëveshje, ndërsa më vonë do të ketë konferencë për media.
Pas takimit me Hotin, Grenell do të pritet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
kreu i shtetit do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Theksojmë se gjatë së dielës, Grenell ka deklaruar se prioriteti kryesor i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, mbetet implementimi i marrëveshjes së arritur në Uashington.