Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar Emisari special amerikan, Richard Grenell, për bisedime Kosovë-Serbi, me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Thaçi tha se me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, tha presidenti Thaçi para mediave.
Emisari special amerikan, Richard Grenell, po qëndron për një vizitë në Kosovë së bashku me delegacionin amerikan.
Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell./gazetametro.net