Sot ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, ish-presidenti i klubit Gjilani si dhe biznismeni i njohur shkruan Radio Star.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e të ndjerit, të cilët në një postim në rrjetin social, “Facebook”, shkruan:
Njoftim,
•Njoftim mortor!
•Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi•
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët, se ka ndërruar jetë axha ynë, më i dashuri jonë Shukri SYLEJMANI.
Varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të drekës në varrezat e qytetit në Gjilan (13:00).
Ju apelojmë të gjithë atyre që marrin rrugë në ceremoni të jenë të jenë të pajisura me masa mbrojtëse dhe të kenë kujdes për shkak të pandemisë.
Qoftë në mëshirën e Zotit, Allahu e bëft nga banoret e xhenetit.
Me rrespekt, familja SYLEJMANI!