Në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, Presidenti Historik i klubit të Gjilanit.
Sylejmanit iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kolegë, sportdashës dhe përfaqësues të institucioneve.
Sylejmani në opinion njihet si një njeri që dha shumë për futbollin gjilanas e në veçanti për Gjilanin.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për qytetin e Gjilanit dhe futbollin kosovar në përgjithësi.