Policia e Kosovës po vazhdon t’i ndëshkojë qytetarët të cilët nuk po i rrespektojnë masat kufizuese për luftimin dhe parandalimin e pandemisë së Koronavirusit.
Forcat e rendit njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 228 gjoba ndaj shkelësve të masave qeveritare kundër COVID-19.
Sipas raportit 24-orësh, poashtu janë arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale. 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.