Familjet me asistencë sociale me vendim të Qeverisë së Kosovës, për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor, do t’i marrin pagesat e dyfishuara.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që në kuadër të zbaitmit të programit për rimëkëmbje ekonomike, të ndajnë 7 milionë e 500 mijë euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka bërë të ditur se kjo pagesë do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme.