Gjykata Speciale njoftoi sonte se nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj,do të dal nesër para gjykatës si i dyshuar për frikësim të dëshmitarëve.
Nasim HARADINAJ u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe do të transmetohet edhe në internet, me një vonesë të shkurtër.