Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë pranuar paisje mbrojtëse kundër Covid-19 shkruan Radio Star.
Përfitues të këtyre paisjeve janë 148 nxënës të klasëve të para dhe 46 mësimdhënës të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan.
Gagica ka falenderuar drejtorin e USAID-it dhe shefin e zyrës së UNICEF-it, për mbështetjen e vazhdueshme të cilët po i bëjnë për shkollat në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Sot, pranuam pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 nga USAID dhe UNICEF, për 148 nxënës të klasave të para dhe 46 mësimdhënës të SHFMU “Selami Hallaqi”, ku bashkë me kryetarin e Komunës z. Haziri, drejtorin e shkollës z. Maloku dhe stafin e shkollës, pritëm zv. Drejorin e USAID dhe Shefin e Zyrës së UNICEF-it, me ç’rast falënderuam përfaqësuesit e këtyre dy organizatave ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që po u bëjnë shkollave tona./RadioStar/