Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të raportojë të martën e ardhshme para Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.
Kështu vendosi në mbledhjen e sotme, Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
Haziri do të dëshmojë prej orës 10:00 rreth rastit të të ndjerit Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Studentëve në kohën që shërbente si karantinë për qytetarët e ardhur në Kosovë nga vendet e tjera.
Në të njëjtin ditë, por në orën 13:00 pritet të raportojë koordinatori i qendrës operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Komisionit u votua Ilir Hoxha si ekspert i shëndetit publik.