Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ishte i pranishëm në organizimin e ndeshjës së futbollit, përkujtimore për nder tëdy kolosëve gjilanas, Bezit dhe Shukës.
Ismajli ka thënë se Bezi dhe Shuka janë të papërsëritshëm dhe jem me shumë fat që ishin pjesë e qytetit tonë.
Shkrimi i plotë:
Nënkryetari Ismajli dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, bëhen bashkë për nder të dy ikonave gjilanase, Bezi dhe Osmani!
Në Gjilan është organizuar ndeshja futbollistike përkujtimore për nder dy kolosëve e donatorëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, Selami Osmani – Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka.
Aty morrën pjesë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. Bezi dhe Shuka janë të papërsëritshëm dhe jem me shumë fat që ishin pjesë e qytetit tonë deklaroi Ismajli. Më tutje ai shtoi se Bezi e Shuka përgjithmonë do të jenë në mendjet dhe zemrat tona.
“Madhështia e kësaj ndeshje ishte edhe nostalgjia për shkëlqimin në fushën e gjelbërt të strategut të futbollit dhe mjeshtrit të madh i cili na bëri krenar me epokat e arta të tij, Muharrem Sahiti. Këto figura eminente bartin epitetin e ambasadorëve më të mëdhenjë të Republikës sonë!” – deklaro Ismajli.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me krenari e nostalgji ka përkujtuar dy legjendat Gjilanase.
“Kur gjithçka ishte e uzurpuar dy “kolosët” e qytetit të Gjilanit i dhanë një dimension të ri futbollit të Kosovës, ata mbajtën gjallë jo vetëm futbollin Gjilanas por edhe Kosovar, ata ishin ndër të parët në Kosovë që filluan ti paguanin futbollistët dhe gjyqtarët në kohërat të vështira të futbollit, ata janë të papërsëritshëm, duhet të jemi krenar si shoqëri dhe si komunitet që në mesin tonë kemi pasur dy figura të shquara që vështirë se do të përsëriten, ju jemi mirënjohës për jetë e mot”.