Ka përfundur pjesa e parë mes Feronikelit dhe Dritës e cila po luhet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.
Rezultati vazhdon të jetë 1 me 0 për Feronikelin pas një gabimi nga portieri i Dritës Faton Maloku, ku nga topi i rrëmbyer shënoi Mendurim Hoti shkruan Radio Star.
Feronikeli ishte shumë më e mirë në pjesën e parë dhe shënoi një golë, ndërkohë që skuadra e Dritës u mundua të krijoj raste përmes Xhevdet Shabanit dhe Erijon Vucaj por pa sukses.