Ka përfundur ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës, ku ekipi gjilanas ishte mysafirë në Drenas.
Në pjesën e parë Feronikeli ishte më e mirë, ku shënoi golë, falë një gabimi nga portjeri gjilanas Faton Maloku nga topi i rrëmbyer shënoi Mendurim Hoti.
Skuadra nga Gjilani, Fc Drita në pjesën e dytë tregoi fytyrën e kampionit, ku shënoi dy gola përmes Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexhës.
Drita ishte shumë më e mirë në pjesën e dytë dhe më kërkuese, pas një loje shumë të mirë arriti të fitoj ndeshjen me rezultat 1 me 2 në Drenas./RadioStar/