Vazhdojnë kundërshtimet e reformës në arsim në Komunën e Kamenicës shkruan Radio Star.
Prindërit bashkë me nxënësit e shkollave, sot para komunës së Kamenicës kanë protestuar kundër reformës në arsim.
Në komunë të Kamenicës, afër 500 nxënës nuk kanë vazhduar mësimin për shkak të reformës e cila parasheh mbylljen e shumë shkollave nëpër fshatrat e Kamenicës.
Në fshatin Karaçevë mbi 100 nxënës të SHFMU “Asllan Thaçi”, protestojnë çdo ditë para dyerve të shkollës së tyre për të drejtat e tyre dhe në shumë fshatra për rreth të cilat janë duke u ballafaquar më këtë reformë./RadioStar/