Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit, gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Express
Një grua 77-vjeçare nga Kamenica ka vdekur mbrëmë, ndërkaq një 60-vjeçar nga Gjilani në mëngjesin e sotëm, si pasojë e koronavirusit.
Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
“Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-29 në Spitalin e Gjilanit”, ka deklaruar Ismajli.
Ndërkohë, momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 328 raste aktive me koronavirus, raporton Gazeta Express.
Numri total i rasteve deri më tani është është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Me fatalitet kanë përfunduar 630 persona të prekur nga ky virus.