Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka takuar pronarët e kafiterive në Gjilan shkruan Radio Star.
Ismajli ka thënë se nga pozicioni im, e deri tek shërbyesi i fundit shtetërorë, duhet dalë në krahë kësaj kategorie ekipesh.
Shkrimi i plotë:
Përgjithmonë do të jem në krah të tyre. Janë shtresa më e ndjeshme për ne, nga të cilët për çdo ditë marrim shërbim të mirë dhe korrekt. Ata na qëndrojnë në këmbë në çdo kërkesë dhe nevojë tonën. Nga pozicioni im, e deri tek shërbyesi i fundit shtetërorë, duhet dalë në krahë kësaj kategorie ekipesh.
Sjellja dhe çasja jonë ndaj tyre duhet të jetë së paku njerëzore, sepse, kjo kategori tërë jetën e tyre e fitojnë bukën e gojës si të pavarur nga shteti, dhe mbi të gjitha janë makineri për mbajtjen gjallë të ekonomisë së vendit tonë, duke gjeneruar vende të reja pune dhe duke rregulluar sistemin ekonomik në vend.
Personalisht, unë do të jem përgjithmonë në krahët e tyre, sepse, e drejta është në anën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmosh nga shteti, sepse vetë ia dalin. E vetmja gjë që e duan nga shteti është që të mos iu bëhet barrë vetë shteti, me politika restriktive, të cilat ia cënojnë mirëqenien e tyre dhe të familjeve.
#bashkeiadalim