Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është pyetur në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, konkretisht për rastin e vdekjes së të riut nga kjo komunë, Agon Musliu.
Haziri ka thënë se babai i Agonit e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar që të angazhohet për rikthimin e djalit të tij në Kosovë.
“Ka kërkuar që të angazhohem për kthimin e djalit të tij në Kosovë pas mbylljes totale në Gjermani. E kam njoftuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj që në bazë të mundësive dhe detyrave të ambasadës të mundësohet kthimi në atdhe”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se kërkon nga Komisioni hetimor që të hetohet kjo njollë e zezë e pandemisë.
Haziri ka thënë se babai i Agonit nuk ja ka paraqitur atij asnjë problem shëndetësor të djalit të tij.
“Problemet shëndetësore të Agonit asnjëherë nuk janë përmend nga prindi në raport me mua”, ka thënë ai./Reporteri.net/.