Xhandarmëria serbe dje është raportuar se është futur përsëri në territor të Kosovës. Kësaj here banorët kanë thënë se ata kanë hyrë fshatin Kikë të Komunës së Kamenicës.
Një nga banorët që ka publikuar pamjet ka thënë se ngjarja ka ndodhur saktësisht në ora 11:30 të ditës.
Nga zyra e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, për Reporterin kanë thënë se KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe, kanë qenë në një nga patrullimet e zakonshme që i realizojnë së bashku në këtë zonë dhe se sipas të dhënave preliminare, ata kanë qenë në pikën zero.
“Nga informatat që kemi, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe, kanë qenë në një nga patrullimet e zakonshme që i realizojnë së bashku në këtë zonë. Sipas të dhënave preleminare ata kanë qenë në pikën zero”, ka thënë për Reporterin, Margarita Rashiti, këshilltare e Qëndron Kastratit.
Kujtojmë se xhandarmëria serbe muajve të fundit disa herë është është futur në territor të Kosovës.
Së fundmi e njëjta xhandarmëri është parë në fshatin Karaçevë të po kësaj komune.