Policia e Kosovës po vazhdon t’i ndëshkojë qytetarët, të cilët nuk po i rrespektojnë masat kufizuese qeveritare për luftimin dhe parandalimin e pandemisë së Koronavirusit.
Forcat e rendit njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 596 gjoba ndaj personave që kanë rënë ndesh me masat qeveritare të ndërmarra bazuar në ligjin e kundër COVID-19.
Sipas raportit 24-orësh, poashtu janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale.