Të dashur qytetarë,
Sondazhet e organizuara nga portale të ndryshme, të cilat kanë për qëllim lakimin e emrit tim, me ose pa qëllime të porositura, nuk na bëjnë nder askujt. Gara elektorale është larg, e veçmas kandidatët potencial të cilët do t’i prijnë kësaj gare. Falënderojë të gjithë qytetarët të cilët më mbështetën, por edhe atyre të cilët nuk më kanë mbështetur, për të mos rënë pre e orientimit apo përfitimit të këtyre portaleve në emrin e tim. Kërkojë nga të gjithë ju, që t’i evitoni dhe të mos merrni pjesë në këto sondazhe të organizuara nga këto burime me qëllimin e vetëm për ta denigruar emrin tim para opinionit publik për qëllime të tyre personale.
Protagonistët të cilët i porositin këto sondazhe po besojë që tani kanë marrë përgjigjet të cilat janë dëshmia më e mirë për t’i ndalur ato. Unë, asnjëherë nuk do të jem preh e këtyre lojërave të organizuara politike, të cilat kanë për qëllim denigrimin e figurës sime, për të cilët qytetarët e thanë të kundërtën. Të gjithë ata akterë “tendecioz” politik, të cilët organizojnë lojëra të tilla, mund të më gjejnë të orientuar fuqimisht në punët për qytetarët tanë, e asesi pjesë të politikave të tyre ditore. Koha është e artë, dhe besimin të cilin e kam marrë si nënkryetar komune do ta zotojë deri në fund, me shumë punë dhe përgjegjshmëri për Gjilanin tonë.
#bashkeiadalim