Në komunën e Gjilanit, sot janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19 shkruan Radio Star.
Gjilani sot ishte komuna e dytë me 7 raste të reja me koronavirus nga 680 mostra të marra në gjithë Kosovën.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.