Pas 7 rasteve të reja me Covid-19, i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka apeluar qytetarët që të mos e neglizhojn virusin sepse në të kundërtën mund t’ua marrë jetën shkruan Radio Star.
Haziri ka treguar se janë në pritje të rezultateve të 66 mostrave të cilat janë marrë.
Shkrimi i plotë:
Në ditën e 212 të përballjes me #COVID19, në Gjilan kemi 7 raste të reja dhe 4 të shëruar. Ndërkohë, gjendja e përgjithshme është kjo: 1085 të infektuar në total, 962 të shëruar, 47 të vdekur, 76 raste aktive, 14 pacientë janë duke u hospitalizuar, derisa mostra në pritje për rezultat janë 66. Apeli im i vazhdueshëm është që t’i merrni masat anti-COVID19 dhe të mos e neglizhoni virusin. Në të kundërtën, mund t’ua marrë jetën!