Në hapësira të mbushura me klientë pa mjete mbrojtëse e duke mos u respektuar as distanca sociale, shumica e kafeneve të vendit kanë vazhduar punën gjatë kohës së pandemisë.
Për raste të tilla në nivel vendi vetëm gjatë tre muajve të fundit janë shqiptuar 591 gjoba për operatorët e bizneseve nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga gjithsej 20 mijë e 392 inspektime gjatë këtyre muajve, vetëm në shtator janë shqiptuar 72 gjoba nga gjithsej 6.832 inspektime në nivel vendi.
Derisa pamje të ngjashme përpos kryeqytetit vërehen edhe në Komunën e Prizrenit për çka drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Edon Muqaj, thotë se janë marrë masa.
Muqaj tutje shton se përkundër numrit të vogël të inspektorëve, puna po kryhet normalisht, ndërkohë që thotë se kanë filluar inspektimet edhe brenda lokaleve të qytetit.
E për shkak të numrit të vogël të inspektorëve punën e tyre po e kryen edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë filluar edhe me inspektime brenda lokaleve të ndryshme në vend.
Më rënien e temperaturave në vend është shtuar edhe numri i klientëve brenda hapësirave të kafeneve në vend.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm të vazhdojnë me respektim masash edhe gjatë motit të ligë, duke kufizuar edhe më shumë kapacitetet e punës së tyre./koha/