Një mijë e 197 persona aktualisht janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se për periudhën 24 orëshe janë regjistruar 49 raste të reja si të infektuar me këtë virus, kurse që 53 janë shëruar.
Në total në Kosovë deri tash me koronavirus janë identifikuar 16 mijë e 179 raste, 647 prej të cilëve nuk kanë arritur që të mbijetojnë.
Nga COVID-19 deri tash janë shëruar 14 mijë e 335 veta, ndërkaq janë testuar 74 mijë e 586 veta.