Sot fa filluar shpërndarja e patent-shoferëve të parë ndërkombëtar, por ata janë krejtësisht ndryshe nga të zakonshmit, shkruan Gazeta Metro.
Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.
Zëvendësministri Bajram Gecja, tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët. Qe nga 1 tetori Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.
Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.
Por, çfarë është patentë shoferi ndërkombëtarë?
Sipas MPB’së ky patentë shoferë i mundëson që qytetarëve te drejtojnë automjetin jashtë Kosovës.
“Patentë shoferi ndërkombëtar (PSHN) – dokument i nxjerrë sipas kërkesës së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor, të dt. 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi të drejtën për drejtim”, kanë bërë të ditur në MBP.
Mirëpo ky dokument nuk i lejon pronarit të tij që ta drejtojë automjetin në vendin e origjinës.
Ndërsa dallon nga patentë shoferi i zakonshëm për nga përmbajtja dhe forma.
Patentë shoferi i zakonshëm përdoret për vozitje çdo herë, ka vlefshmëri dhjetë vjeçare, patentë shoferi vendor është i lëshuar në tri gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht. Patentë shoferi ndërkombëtar është i pavlefshëm në rast se nuk e paraqet edhe patentë shoferin e zakonshëm etj.
Ministri e Punëve të Brendshëm ka bërë të ditur se kriter për pajisje me patentë shofer ndërkombëtar është posedimi i patentë shoferit të RKS’së me afat vlefshmërie jo më pak se 6 muaj, procedurat janë përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr.08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.