Policia e Kosovës njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1073 gjoba për mosrespektim të ligjit anti COVID-19.
Kjo shifër është me e lartë krahasuar me ditët e kaluara dhe vjen pasi institucionet u dakorduan për zero tolerancë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Sipas raportit policor, janë shqiptuar edhe 1191 gjoba për kundërvajtje në trafik ndërsa kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.