Numri i njerëzve të infektuar po rritet kudo në botë, dhe disa vende madje po kthejnë masat e rrepta. Vendet përreth regjistrojnë një numër rekord të infeksioneve të reja, por edhe të vdekjeve, transmeton Reporteri.
Shifra asnjëherë më të larta në Bosnjë
Në 24 orët e fundit, 567 raste të reja u regjistruan në Bosnjë dhe Hercegovinë. Numër alarmant viktimave është shënuar po ashtu, me 14 të vdekur.
Këto shifra kanë dalë 1,635 mostra sa u testuan gjithsej.
Rekord i ri në Slloveni
Një shifër rekorde e rasteve të reja u regjistrua dje në Slloveni – gjithsej 745. Kjo është dita e dytë me radhë që një numër rekord i i rasteve të reja është regjistruar në këtë shtet, i cili deri më tani ka mbi 10.000 të infektuar, njoftoi STA.
Përsëri mbi 700 raste në Kroaci, dhe numër rekord i të vdekurve
Në 24 orët e fundit, 793 raste të reja të reja me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe dhjetë njerëz vdiqën, më së shumti vdekje brenda 24 orëve që nga shpërthimi i pandemisë.
Rekord rastesh edhe në Maqedoni
Maqedonia e Veriut i është shtuar listës së shteteve që të mërkurën kanë pasur ditën me shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Në shtetin fqinj janë regjistruar 445 raste të reja nga testimi i 2441 mostrave.
Brenda 24 orëve kanë vdekur nëntë persona, si pasojë e COVID-19.
Sa i përket shifrave totale, në Maqedoni janë regjistruar deri tash 21 mijë e 636 raste pozitive. Prej tyre 809 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 16 mijë e 591 persona. 4236 është numri i rasteve aktive.
Situatë kritike edhe në Bullgari
Në Bullgari, gjithashtu pati një rritje rekord të numrit të pacientëve në një ditë, në 24 orët e kaluara, 785 njerëz u infektuan, pothuajse 200 më shumë se një ditë më parë. Tetë persona vdiqën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 923.
Rastet rriten edhe në Kosovë e Shqipëri
Shtimi i rasteve por me një ritëm më të vogël po vazhdon edhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Që nga dita e sotme Shqipëria ka bërë obligative vendosjen e maskave, ndërsa në Kosovë janë paralajmëruar kontrolle të rrepta për zbatimin e masave.