Me kënaqësi njoftojmë se në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan fillon për herë të parë realizimi i ndërhyrjeve kirurgjike për vendosjen e protezave totale të gjurit dhe të kërdhokullës të siguruara nga SHSKUK-ja.
Sot, drejtori i përgjithshëm i spitalit Dr.Afrim Cana i ka telefonuar personalisht dhe i ka ftuar pacientët e parë nga lista e pritjes për t’iu nënshtruar këtyre ndërhyrjeve.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve ortopedike dhe ofrimit të trajtimit bashkëkohor e cilësor për qytetarët tanë, pranë vendbanimit të tyre.
Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: shërbim më cilësor dhe kujdes më i mirë për çdo pacient.










