Burime të Radio Star brenda PDK-së, thonë që nga takimi para disa javë me degen e PDK-së, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vendosur që kandidaturen për zgjedhjet komunal i’a beson ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafës.
Bëhet e ditur që Qemajl Mustafa, është i përzgjedhuri i Kadri Veselit për të garuar në zgjedhjet komunal të vitit 2021
Kujtojm se i pari i PDK-së, ishte zotuar qe njerzit me aktakuz nuk do te jenë pjese e asnjë gare pasi kishte proklamuar Dekaden e Re si sllogan ne zgjedhjet e kaluara.
Mirë po, ajo ka kohë që kishte nisur një fushatë të re ne zgjedhjet e kaluara me slogain ‘Dekada e Re”, derisa kryetari i saj, Kadri Veseli,pati liruar nga detyra personat brenda partisë që kanë problem me ligjin.
Mirë po kryetari degës së PDK-së në Gjilan vazhdon ende te endet neper Gjykata ku vazhdon të ketë problem me ligjin deri ne shpalljen e aktgjykimit perfundimtar.
Mustafa kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për dy mandate, deri në 2013, kur në krye të Gjilanit ishte rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së.
Mustafa akuzohet për kurdisje të tenderëve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si kryetar Komune.
Qemajl Mustafa vitin e kaluar është zgjedhur Kryetar i ri i PDK’së së Gjilanit kunder kandidatit për të parin e partisë qe ishte dhe Flurim Arifi Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit ka marrë 197 vota, ndërsa 80 vota i ka marrë kundërkandidati i tij, Flurim Arifi.
Shtatë vota kanë qenë të pavlefshme, ka bërë të ditur PDK, nëpërmjet një njoftimi.Po ashtu, Kuvendi zgjedhor në Gjilan, votoi për delegatët për Konventën qendrore të partisë dhe anëtarët e Këshillit drejtues./RadioStar/