Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve.
“Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna.”
“60 milionë euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme.”
“Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.