Në Gjilan dy qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur betejen me këtë infeksion të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm në këtë qytet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Uikendi në Gjilan në përballje me #COVID19 ka qenë një betejë e ashpër, pasi kemi humbur dy gjilanas. Solidariteti ynë shkon për 49 familjet gjilanase, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë pandemisë. Ju lutem, kujdes maksimal, përdorni në vazhdimësi maskat, pastroni duart dhe mbajeni distancën mes vete. Lufta me COVID-19 nuk fitohet në spital, por duke u kujdesur jashtë!”, ka shkruar ai në Facebook.