Foto ilustrim.
Një femër ka raportuar në polici se të dielën rreth orës 20:00, derisa ishte duke punuar në kioskë, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës nga kasaforta i ka marrë para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se grabitja e armatosur ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nuk është raportuar për të lënduar.