Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot ka aprovuar unanimisht kërkesën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndarjen e 200 bursave për studentë, për vitin akademik 2019/2020.
100 bursa, në lartësi prej 60 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë kësaj komune, ndërkaq 100 të tjerë, në lartësi prej 40 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda kësaj komune.
Këtë vit, duke pas parasysh gjendjen financiare te rënduar për shkak të pandemisë COVID-19, në shoqërinë tonë, pa përjashtuat dhe studentët tanë, Institucionet komunale kanë bërë përpjekje maksimale të sigurojnë mjete shtesë për të rritur numrin e përfituesve të bursave (studentëve).
Me këtë rast, falënderoj Kryetarin e Komunës z. Lutfi Hazirin, DKA-në, të gjitha grupimet politike në Kuvend, asambleistët që mbështetën këtë propozim, për ta kthyer në vendim dhe përkthyer në mbështetje për studentët e Gjilanit. Jo me kaq, institucionet tona do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtë këtë shifër të stundentëve përfitues në të ardhmen.