Projektligji për rimëkëmbje ekonomike që ka kaluar me aprovim leximin e parë në Kuvend, kap vlerën e 385 milionë eurove. Iu deshën 7 tentime për të ardhur deri në një pikë, ndërsa me miratimin e tij të plotë është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga COVID-19.
Jeton Demi, zëdhënës tek Trusti i Kosovës, në një intervistë për InDoks ka shpjeguar edhe me shembuj se çka humbin, potencialisht, qytetarët që vendosin të tërheqin 10% të kursimeve të parave të tyre në Fondin Pensional.
Nëse ju keni kursyer 100 euro që të i shpenzoni mbas 10 vjetëve ndërkohe keni ndërruar e doni që të i tërheqni 10 euro atje do të jenë 90 euro e njëtjta logjik vlen në rastin e kursimeve pensionale. Nesë në kursime i ke 1000 euro nuk do të jenë 1000 por 9000 poashtu kjo 1000 sikurse të mbahej deri në pensionim ka potensial për tu rrit më shumë se sa që ka 900 euro keto janë vleresime individuale të secili kontribues dhe nevojat që ata kanë, gjykimi bazohet në nevojat e momentit që secili prej nesh mund të kemi”, ka thënë Demi.
Ditë më parë ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Kjo do të thotë që është bërë një hap para në ofertën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10% të kontributeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Me këtë projektligj, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, pikë për të cilën pati mospajtime të ndryshme, teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar e quajti këtë “zvogëlim të pensioneve”.
Por, për të ndodhur kjo, Parlamenti duhet të kalojë Projektligjin… edhe në lexim të dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga presidenti.
Në momentin që dekretohet ligji nga presidenti, do të jepen detajet nga Trusti se si do të jenë procedurat e tërheqjes së 10% të mjeteve pensionale.