Foto Ilustrim.
Mbrëm rreth orës 00:00 pas mesnate ka ndodhur një vrasje në Gjilan.
Rastin për Radio Star e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Me date 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, ka thënë Hashani
Hashani tregon se viktima pasi që nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve ka ndërruar jetë rreth orës 01:55. Ismet Hashani zëdhënësi i policisë ka treguar se momentalisht ende nuk ka të arestuar për këtë rast.
Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./RadioStar/