Pas mediumeve italiane, edhe ato franceze e kanë Mirlind Dakun në fokus pas paraqitjeve të mira me Ballkanin në Superligë, shkruan Gazeta Olle.
Pas mediumeve elektronike italiane edhe ato franceze po shkruajnë për senzacionin e Superligës, Mirlind Dakun.
Mirlind Daku, sulmuesi që po e çmend kampionatin kosovar, shkruhet në titullin e prestigjiozës franceze, Sofoot.com.
“Ballkani nuk po i lë shancë të tjerave, e njejta vlenë edhe për sulmuesin Mirlind Daku. 22 Vjeçari po shkatërron mbrojtjet e skuadrave kosovare qysh nga fillimi i këtij sezoni. Viktima e fundit deri tash: Drita që pësuan dy gola nga gjuajtësi”- shkruhet ndër të tjera në artikullin e SoFoot.