Engjëll Smërqaku 19 vjeçar, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra, do të varroset sot në Gjilan.
Engjëll Smërqaku u sulmu para banesës së tij, ku pas plagëve të marra ishte dërguar për në QKUK, por fatkeqësisht nuk mundi ti përballoj plagëve dhe ndërroi jetë.
Familjarët e tij sot kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me namazin e Ikindis 15:22, në varrezat e qytetit në Gjilan.