Në ditën e sotme i është dhënë lamutura e fundit në varrezat e qytetit në Gjilan, anëtarit të “Skifterave”, Engjëll Smërqaku.
Smërqaku ka ndërruar jetë pasi u qëllua për vdekje në mesnatën e kaluar, shkruan Gazetasheshi.com
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kolegë, nuk munguan as “Skifterat”.
“Skifterat” në llogarinë e tyre kanë shkruar se: “Engjëlli jonë, sot nuk ishte takimi i fundit me ty”.
“Nga sot do të takohemi edhe më shpesh, në vendbanimin tënd të ri, do të vizitojmë prapë aty ku do të prehesh në qetësi deri në Ditën e Gjykimit!
Ti shkove shumë i ri, por shokëve ju le mësime të mëdha, sepse gjurmët e tua të urtësisë, dashamirësisë, dashurinë e pashoq që kishe për klubin nuk do të treten kurrë, njëjtë sikur nuk do të tretet kujtimi për ty, o më i buzëqeshuri jonë!
E lusim Zotin të të mëshirojë, të e ndriçoj varrin tënd dhe një ditë të na bashkojë në botën tjetër, atje ku jeta nuk ka hile, AMIN!
*Për neve nuk do të ketë qetësi derisa pabesia të merr emër dhe drejtësia të vendoset, me ç’rast edhe apelojmë organet e hetuesisë për zbardhje sa më të shpejt të rastit që morri jetën e shokut tonë”, thuhet në postimin e Ultras “Skifterave”.