Trajneri i Gjilani-t, Gentjan Mezani nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Prishtinës, ende nuk dihet arsyeja e mosprezencës së tij në ndeshjën e sotme shkruan Radio Star.
Para pak ditësh skuadra e Gjilanit, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, kanë treguar se Mezani nuk do të jetë i pranishëm kundër Trepçës’89.
Mezani nuk ishte i pranishëm shkaku i arsyeve personale.
Gjilani sot do udhëhiqet nga ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyseni.