Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherësh anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se vendosja e reciprocitetit nga ana e VV-së kur ishte në qeveri nuk është kundër Amerikës.
Konjufca tha se Serbia ende nuk e njehë Kosovën apo dokumentet e saj dhe sipas tij vendosja e reciprocitetit ndaj tyre nuk paraqet hidhërim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Serbia nuk e njehë Kosovën, nuk i njehë dokumentet e mallrave. Këtu parashtrohet pyetja, pse një zyrtar amerikan të hidhërohet pasi Vetëvendosje i vendosi masa Serbisë. Nuk mund ta kuptoj”, tha ai për Syri.net.
“Vendosja e reciprocitetit me Serbinë ishte shumë hap i rëndësishëm, sepse ishte hap i konfirmimit të sovranitetit”, u shpreh Konjufca.