Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur në detaje për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Ajo ka thënë se do të auditojnë secilin transfer për të parë nëse edhe në të kaluarën ka patur vjedhje në Thesar
“Sipas menaxhmentit të thesarit kjo nuk ka pasur mundësi të ndodhë”, ka thënë Bajrami në Pressing të T7.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur mundësi të parandalojë vjedhjen dhe as ta parashohë se mund të ndodhë një gjë e tillë.
Ministrja Bajrami ka thënë se pas kësaj vjedhje ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës të bëjë verifikimin e të gjithë zyrtarëve.