Kohëve të fundit Covid-19 ka prekur edhe institucione komunale, së fundmi edhe kompania KRU “HIDROMORAVA”, është prekur nga ky virus. shkuran RadioStar.
Sipas informacioneve të fundit 9 persona nga KRU “Hidromorava”, janë prekur me Covid-19.
Disa persona të infektuar ishin në një udhëtim në Shqipëri i cili ishite në mënyrë individuale, pasi kanë përfunduar udhëtimin e tyre, personave të infektuar i’u janë shfaqur simptomat e para të virusit, pasi kanë bërë analizat 9 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Një pjesë tjetër e stafit të KRU “ HIDROMORAVA “, janë në pritje të rezultateve për Covid-19.
Javëve të fundit në qytetin e Gjilanit është rritur numri i të infektuarve me virusin Covid-19.
Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv! /RadioStar/.