Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai tha se do të qëndroj në vetizolim për dy javë.
Postimi:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini