Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të vdekjes.
IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shënuar 281 raste pozitive me koronavirus, teksa janë shëruar 97 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 (një rast Spitali i Përgjithshëm Prizren, një rast Mjekimi Intensiv Qendror QKUK, një rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe një rast Klinika Emergjente QKUK)”, thuhet në njoftimin IKPSHK-së.