Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar betimin e kabinetit të ri të qeverisë së Serbisë, ku janë betuar në një tekst në të cilin thuhet se do ta ruajnë Kosovën dhe Metohinë.
Hoti ka thënë se ato çka thuhen në Beograd janë jo relevante për shtetin e Kosovës.
“Do ta ruajnë si e kanë ruajtur Kosovën qe 20 vjet të pavarur. Çka thonë dhe si veprojnë në Beograd është totalisht e jo relevante për shtetin e Kosovës. Ju e dini dialogu se për çka bëhet, vetëm për njohje reciproke”, tha Hoti, për medie gjatë një vizite në Badovc.
Ndërsa për pretendimet e VV-së që këto ditë mund të vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e qeverisë Hoti, shefi i qeverisë ka thënë se ato janë çështje të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ti komentojë.
Hoti ka folur edhe për kërkesë e deputeti Fikrim Danka për shkarkimin e ambasadorit të Kosovë në Francë, Qendrim Gashi, ku tha se do të bisedojmë me deputetin Damka për qëndrimin e tij , por qeveria është e pashantazhuar ka shtuar Hoti.EO.