Lëvizja Qytetare “Vatra” ka filluar të përgatit një raport për qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të cilët u vendosën në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Kushtrim Kadriu, kreu i kësaj Lëvizjeje ka thënë se mbi 12 mijë dosje personale të cilat janë krijuar nga aktivistët e Lëvizjes “Vatra” do të botohen në një monografi, e në gjuhën shqipe dhe atë angleze, me ç‘ rast do të krijohet një dokument faktik i cili do të flas për çdo shqiptarë të dëbuar me dhunë për në Kosovë nga forcat serbe.
“Ne postojmë dosje të detajizuara me të dhëna personale, kohën e dëbimit, gjendjen, ekonominë dhe statistikat e punësimit. Ky raport ka filluar të përpunohet nga viti 2005, nga atëherë shoqata “Vatra” e që deri tani ende nuk e ka pa dritën e botimit. Pas një angazhimi të madh nga aktivistët tanë kjo dosje shumë shpejtë do të dalë në botim e do të dërgohet në shumë institucione ndërkombëtare, ku do të pasqyrohet diskrimini i shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka thënë kryetari i Vatrës, Kushtrim Kadriu.
Ai shtoi se do të njoftohet opinioni ndërkombëtar mbi gjendjen e rëndë këtyre shqiptarëve andej e këndej kufirit.
Sipas kadriut, pjesa e dytë e këtij raporti do të jetë shpërfaqja e diskriminim të këtyre qytetarëve në Kosovë, mospajisja e tyre me dokumente identifikimi, fyerjet e shumta në drejtim të tyre, kërcënime me jetë e urrejtja e madhe vetëm pse kanë prejardhje nga Kosova Lindore.
“Lusim të gjithë ata qytetarë që kanë ndonjë dëshmi mbi diskriminimin e tyre të njoftojnë zyrën për informim të LQV-së me kontakt 044625611”, ka thënë Kadriu. /2LONLINE.com/